Interi është shumë pranë transferimit të sulmuesit të Bordeaux, Malcom, pasi ka arritur marrëveshje me lojtarin brazilian.
Goal.com mëson se 21-vjeçari, i cili është objektiv edhe i klubeve tjera si Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe Dortmund, e dëshiron me ngulm kalimin në Interi, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, dy klubet edhe nuk kanë arritur marrëveshje për të.
Interi ka ofruar 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij, por Bordeaux nuk lëshon pe dhe i dëshiron 50 milionë.