Më shumë se 35 000 amerikanë do të shkojnë në Rusi për të ndjekur kampionatin botëror të futbollit, edhe pse SHBA nuk është kualifikuar për këtë botëror dhe marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës nuk janë në nivelin e duhur.
Këtë lajm e konfirmoi numri dy misionit diplomatik amerikan në Rusi, Anthony Godfrey gjate ceremonisë së hapjes së konsullatës së re të ambasadës së SHBA në Moskë.
“Është një fitore për të dyja vendet tona”, theksoi Godfrey.