FIFA është duke shqyrtuar mundësinë e një ndryshimi të madh në futboll që me shumë gjasa do të prishë balancat në këtë sport. Organi më i madh drejtues i futbollit ka në axhendën e tij opsionin e heqjes së merkatos së futbollistëve , që mbahet në sesione, në janar dhe në verë.
Në raportimin e “France Football” shkruhet se FIFA është duke studiuar prej muajsh këtë opsion e cila mund të bëhet efektive në Komitetin Ekzekutiv, mbledhja e të cilit do të mbahet në tetorin e ardhshëm.
FIFA pretendon se vendosja e këtij kushtëzimi do të ishte në të njëjtën linjë me parimet e saj e cila kërkon t’u japë mundësi lojtarë të rinj, që nuk mund të llogarisin minuta aktivizim me klubet e tyre të origjinës. Në këtë mënyrë, sipas mendimit të FIFA-s, merkatoja në futboll është kthyer në një operacion spekulativ.