Pas dy goditjeve super te bujshme si Dembele dhe Coutinho që të dy bashkë kushtuan 300 mln euro, Barcelona po përgatitet për një tjetër transferim që kap shifra të çmendura.
Katalanist kanë gati 100 milion euro për të siguruar shërbimet e një 19-vjeçari. Kjo është shuma që Barcelona është e gatshme të shpenzojë për mbrojtësin adoleshent të Leipzigut, Dayotchanculle Upamecano, i cili pavarësisht moshës së re është shndërruar titullar fiks në skuadrën që po luan sezonin e dytë në Bundesligë.
Sipas raportimeve të mediave franceze, Upamecano shihet nga drejtuesit katalanë si pasuesi ideal i Gerard Pique, i cili nuk do të mund të luajë për një kohë shumë të gjatë në nivelet më të larta për shkak të moshës.