Ndeshja Flamurtari-Skënderbeu, 0-3 mbylli javën e 29-ë të Superiores. E cila do të rikthehet sërish këtë javë, ndërsa kalendari rezervon surpriza.
Sfida kryesore e javës do të jetë ajo mes Kukësit dhe Partizanit, që do të luhet në “Zeqir Ymeri”.
Të dyja skuadrat luftojnë për Europën, me kuksianët që kërkojnë të ruajnë diferencën dhe me Partizanin që kërkon vendin e dytë. Një tjetër sifdë e rëndësishme do të jetë dhe ajo mes Teutës dhe Vllaznisë, që luftojnë për mbijetesë.
Të gjitha sfidat:
FK Kukesi – KF Partizani
KF Teuta – KF Vllaznia
FC Lushnja – Flamurtari FC
KF Skenderbeu – FK Kamza
KS Luftëtari – KF Laçi