Kombëtarja vajzave në futboll ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen eliminatore të Botërorit të zhvilluar sot kundër Bjellorusisë në “Elbasan Arena”.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima ka fituar minimalisht 1-0 falë golit të Luçie Gjini në minutën e 87-të të sfidës.
Vajzat kuqezi morën një tjetër rezultat pozitiv, pasi në ndeshjen paraardhëse barazuan në transfertë 1-1 kundër Polonisë. Pasfitores së sotme, vajzat e Kombëtares braktisin vendin e fundit dhe kalojnë Bjellorusinë.