Mbrëmjen e sotme në “Stadio Olimpico” Roma do të kërkojë sonte të bëjë të pamundurën të mundur, pasi synon të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë çerekfinale në “Champions League” kundër Barcelonës.
Italianët e Romës pësuan një disfatë të thellë 4-1 ndeshjen e kaluar me Barcelonën, por sonte nuk kanë asgjë për të humbur dhe kjo është arsye nga ku ata nisen.
Trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, ka deklaruar se asgjë nuk është mbyllur ende, por këto për shumë tifozë duken fjalë për të motivuar ekipin pasi rezultati si fillim dhe kualiteti më pas e bëjnë të pamundur idenë e një rezultati tjetër.