Çështja e hapur ndaj Skëndërbeut është pezulluar nga prokurorët për mungesë provash. Prej rreth 2 vitesh, hetimi për fiksim rezultatesh nuk gjeti prova, megjithatë priten informacione të tjera nga disa shtete.
Autoritetet shqiptare janë munduar gjatë kësaj periudhe të grumbullojnë materiale dhe prova të ndryshme, nisur edhe nga të dhënat e vëna në dispozicion nga FSHF-ja nëpërmjet raporteve të UEFA-s, por pa rezultat.
Ku pezullim vjen menjëherë pasi UEFA, me siguri të plotë vendosi sanksion me 10 vite dhe një milion euro gjobë Skënderbeun.
Para disa muajsh, Prokuroria mori në pyetje lojtarë, trajnerë dhe drejtues të skuadrës korçare në lidhje me dyshimet e ngritura për fiksim apo paracaktim rezultatesh, akuzë që vinte paralelisht me atë të grupit të strukturuar kriminal.
Ky process ka zgjatur rreth dy vite dhe, me sa duket, të gjitha raportet e UEFA-s apo edhe deklaratat e lotjarëve nuk kanë siguruar asnjë provë për Prokurorinë, që të kthehet në akuzë për lojtarët, drejtuesit apo klubin korçar.
Kjo është arsyeja pse së fundmi Prokuroria ka vendosur që të kërkojë informacion edhe nga disa shtete të ndryshme, ku ndodhen kompani ndërkombëtare bastesh të cilësuara si të dyshuara, e sipas UEFA-s mund të jenë luajtur këto ndeshje që janë në raporte.
Informacion pritet nga Indonezia, Malajzia, Malta dhe disa vende të tjera të lindjes, për ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare të zbardhura nga sistemi “BFDS” i UEFA-s në raportet e paraqitura.