Kamza është duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria Superiore dhe në mungesë të rezultateve pozitive drejtuesit e klubit kanë shkarkuar trajnerin Ramadan Ndreu.
Lajmin u konfirmua nga vetë drejtuesit e skuadrës së Kamzës, që në të njëtën kohë kanë vendosur t’ja besojnë drejtimin e skuadrës deri në fundin e sezonit, ish-futbollisit të Dinamos Julian Ahmatajt. Ahmataj ka marrë drejtimin mesditën e së mërkurës, ku është prezantuar edhe me futbollistët.
Kamza pas paraqitjes së shkëlqyer në 2 fazat e para të sezonit ka patur një rënie të lirë dhe nuk njeh fitore që nga 24 shkurti, kur mundi në transfertë Lushnjen 2-3. Aktualisht mban vendin e 7 në klasifikim me 34 pikë, 1 më shumë se Vllaznia dhe 4 pikë më shumë se Teuta, që është e parafundit në klasifikim.