Takimi i mbrëmshëm që solli eleminimin e Barcelonës nga Roma, u cilësua si dështimi më i madh i klubit katalanas, por ky nuk ka qenë i vetmi, pasi në të kaluarën, ky klub ka përjetur dështime më të rënda. Që kur ka nisur të marrë pjesë në Kupën e Europës 1959-1960, Barça ka pasur shumë momente të sikletshme.
Katalanasit përbyseshin për herë të parë pasi kishin fituar në shtëpi ka qënë sezoni 1984/1985, në përballjen ndaj Metz. Ata fituan takimin e parë me rezultatin 4-2, ndërsa në sfidën e dyte francezët triumfuan 4-1.
Para një viti ishte Mançester Junajtid që u mposht në Kamp Nou me rezultatin 2-0, ndërsa më pas përmbysën gjithçka në “Old Traford”, duke fituar 3-0.
Ndërsa nata më e tmerrshme për Barcelonën është ajo kur humbën ndaj Steaua Bukureshtit në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 1986. Takimi shkoi në penallti, ndërsa Barcelona nuk shënoi asnjë penallti, duke ia dhënë fitoren rumunëve.
Një humbje tjetër e rëndë për katalanasit ka qenë ajo e vitit 1994 kur u mund nga Milani me rezultatin 4-0.
Real Madridi po ashtu e ka mposhtur një herë Barcelonën në gjysmëfinale, që futet tek të dhimbshmet. Zidane dhe McManaman shënuan në fitoren 2-0 në Kamp Nou, për ta shkrirë rezultatin e ndeshjes së parë që ishte mbyllur 1-1.
Në sezonin 2012/13, Barcelona luante ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale, duke u eliminuar pa shënuar asnjë gol. Ndeshja e parë 4-0, ajo e dyta 3-0. Rezultat i përgjithshëm 7-0.
Ndërsa dështimi me i freskët, Barça e kishte në 11 prill të 2017 teksa u mposht nga Juventusi me rezultatin 3-0, duke u eliminuar. Takimi i dytë përfundoi 0-0.