Trajneri i Barcelonës: Erdhëm për të fituar

E mërkurë, 11 Prill 2018 14:16

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverte, komentoi shumë shkurt në konferencën pas ndeshjes, humbjen e turpshme, 3-0 në Romë, takim që i la edhe jashtë Championsit.

“Erdhëm për të fituar, por edhe të ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarit. Na duhej ta përgatisnim ndeshjes si të ishte 0-0. Por, ata luajtën mirë, luajtën shumë lart dhe ne nuk ia dolëm. Na vjen shumë keq për tifozët por është pjesë e futbollit. Ndodh të fitosh 4-1, por ndodh edhe të humbësh. Na vjen shumë keq për tifozët që përfaqësojmë, por duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të rilindim Barcelonën. Padiskutim që nuk e prisnim këtë rezultat sot. Kur humb një ndeshje të tillë, gjithmonë të shkon mendja se si e ke përgatitur më parë. Përsërita formacionin e javës së kaluar, kur luajtëm mirë dhe shënuam 4 gola. Gjithsesi, Roma bëri një lojë të mirë, dhe i përgëzoj. Ne flakëm një shans të artë.” u shpreh Valverte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...