Barcelona nuk do të luajë më asnjë ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe Andres Iniestan ndeshja e mbrëmshme kundër Romës mund të jetë e fundit në karrierë.
Humbja 3-0 ndaj Romës nënkupton se nuk do të ketë një fund të lumtur për mesfushorin spanjoll, nëse vendos ta braktisë Barcelonën në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.
“Ka mundësi [që kjo është ndeshja ime e fundit në Ligën e Kampionëve] dhe për këtë arsyeje më dhemb edhe më shumë”, ka thënë Iniesta pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.
“Është një eliminim që dhemb sepse askush nuk e priti për shkak të epërsisë që kishim nga ndeshja e parë. Kur i bën keq gjërat, bën shumë gabime dhe nuk i përshtatesh ndeshjes, të ndodhë kjo”, shtoi ai.