Prej më shumë se 1 muaji futbollisti i Tiranës Yunus Sentamu është larguar nga Shqipëria në drejtim të vendlindjes së tij. Mirëpo, disa javë më parë ai duhet të ishte kthyer në kampin bardheblu, por kjo nuk ka ndodhur.
Te klubi i Tiranës janë të shqetësuar, pasi largimi i tij ka krijuar boshllëqe në ekip. Ndërkohë që e presin të rikthehet, Sentamu është bërë i gjallë në rrjetet sociale, aty ku ka postuar një foto me fanellën bardheblu pranë një makine.
Por futbollisti duhet të marrë një vendim, para se mungesa e tij të ketë pasoja.