Jeff Hornacek i jep fund aventurës në NBA në mbyllje të sezonit të rregullt.
Klubi njujorkez e ka shkarkuar trajnerin dhe ka filluar kërkimet për zëvendësuesin e tij. Sezoni aktual ishte shumë zhgënjyes për Neë York Knicks, që e mbylli atë me 29 fitore e 53 humbje, duke mbetur edhe këtë radhë jashtë zonës së “playoff”-it.
Ai që solli Hornacek te Neë York ishte Phil Jackson në vitin 2016, por Jackson u largua pas një viti nga presidenca e skuadrës njujorkeze. Presidenti i ri i klubit, Steve Mills dhe drejtori i përgjithshëm, Scott Perry, edhe pse nuk ishin të kënaqur me rezultatet e Knicks, duruan edhe për ca kohë pasi besonin te puna që po bënte për rindërtimin e skuadrës, duke aktivizuar lojtarë të rinj.
Hornacek, i cili më parë kishte drejtuar për 3 sezone skuadrën e Phoenix Suns, kishte edhe një vit në kontratën me Neë York, por u largua nga detyra e tij përpara kohe. Trajneri i ri që do të vijë te Knicks do të jetë i 11 që nga sezoni 2001/2002, kur u largua Jeff van Gundy.