Ditën e djeshme është ekstraduar në masa të rrepta sigurie në Itali Ismail Morina ose sic e njohim të gjithë “Ballisti”.
Pas disa muajsh i burgosur në Kroaci, Serbia kërkoi që Ballist Morina të ekstradohej në Serbi, pasi me flamurin e Shqipërisë së Madhe që ai ngriti në Beograd kishte nxitur urrejtje mes dy popujve.
Kjo është zgjidhja më e mirë që avokati i tij Kroat ka gjetur, duke hedhur poshtë kërkesën për azil në Kroaci, megjithatë ky fakt nuk është bërë akoma zyrtar.
Duhet kujtuar se Balllist Morina prej vitesh është resident në shtetin Italian ku ndodhet aktualisht edhe gruaja e tij.
Morina ka qëndruar në Zagreb që prej 10 qershorit të 2017-s kur policia kroate e ndaloi nga një urdhërarrest ndërkombëtar që Serbuia kishte lëshuar. Qeveria kroate vendosi që të mos zbatoj më dëshirat e shtetit Serb dhe nuk pranoj që ta ekstradonte “Ballistin” tek ta.
Transferimi në Itali rrit shpresat e Morinës për tu liruar pas kaq kohësh.