Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale në Champions League.
Fati i goglave ka rezervuar një finale të parakohshme pasi Reali do të përballet me Bajernin e Mynihut, dy pretendentët kryesorë për të fituar trofeun në Champions League.
Ndërsa në krahun tjetër Roma do të sfidojë Liverpoolin. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 24/25 Prill dhe ato të kthimit një javë më vonë respektivisht 1/2 Maj.
Finalja e madhe në stadiumin Olimpik, në Kiev do të zhvillohet 26 maj.