Fitimi i duelit me Raikkonen me vetëm 7 të mijëtat rikonfirmon Hamilton edhe në sesionin e dytë të provave të lira.
Përballja e fortë Mercedes-Ferrari do të mbahet në Kinë dhe këtë e konfirmojnë kohët e pilotëve në sesionet e provave të lira. Hamilton e ndali kronometrin në kohën 1.33.482, duke garuar me gomat soft dhe ultrasoft.
Me vetëm 7 të mijëtat pas tij u rendit Raikkonen, që zhvilloi të njëjtin numër xhirosh si Hamilton (26).
Kohën e tretë u arrit sërisht nga Bottas, me vetëm 33 të mijëtat nga Hamilton. Ndërsa Vettel kishte kohën e katërt më të mirë, 1 të dhjetën më ngadalë sesa Hamilton.
Në këtë sesion të provave të lira, pilotët janë ndeshur edhe me një erë të fortë në pistë. Ndryshe nga shoferët e Mercedes dhe Ferrari shumica e pilotëve kanë gabuar në interpretimin e xhirove, duke dalë nga pista.