Ilir Daja, trajneri i Skëndërbeut në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes më Kamzën e ka nisur duke theksuar faktin se CAS hodhi poshtë vendimin e FSHF-së duke i rikthyer korçarëve titullin e sezonit 2015-2016. Trajneri i korçarëve pohoi gjithashtu se ky vendim është një ogur i mirë për të ardhmen e klubit.
“E nisim këtë konferencë me lajmin pozitiv për tifozët, rikthimin e titullit kampion të sezonit 2015-2016. Lidhur me vendimet e fundit të UEFA-s, këto çështje i di zyra e avokatisë, që po ndjek gjithçka. Nuk më takon mua t’i analizoj, por mendoj se ky vendim pozitiv nga CAS-i është ogur i mirë për vazhdimësinë.
Vendimi i parë nga UEFA ndikoi dukshëm në lojën e ekipit dhe, sigurisht, ky vendim i ardhur sot është bonus, sepse lojtarët do tentojnë të bëjnë realitet një ëndërr më të madhe se ajo që kemi arritur deri më sot. Ndeshja e radhës në kampionat? E kemi vlerësuar maksimalisht, pasi Kamza është i vetmi ekip, që na ka marrë dy barazime.
Gjendja psikologjike e ekipit është mjaft positive, pas spaktaklit në Vlorë, por duhet të djersijmë shumë për të vazhduar ecurinë pozitive. Ne i kemi marrë ndeshjet një e nga një. Nesër duhet të fokusohemi për të marrë 3-pikëshin e radhës.” tha Daja.