Me dorëheqjen e dhënë nga Real Madridi dolën zëra se Zinedin Zidan, trajneri i kapionit të “Champions League”, do të merrte drejtimin e Francës, por së fundmi kjo mundësi duket se është shuar.
Presidenti i Federatës franceze, Noël Le Graët, në një prononcim për “RMC” ka konfirmuar trajnerin Deschamps deri në 2020.
“Deschamps ka një kontratë me ne deri në vitin 2020. Nuk ka asnjë klauzolë negative në të. Ai do të qëndrojë. Pas këtij viti do të shohim se çfarë do të ndodhë me të” tha Le Graët.
I pyetur nga gazetarët nëse Zidan është një opsion për të ardhmen Noël Le Graët u tregua i prerë duke deklaruar se është mirë t’i jepet fund kësaj situate.