Futbollisti Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit.
Klubi italian i drejtuar nga trajneri Ancelotti ka gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit shkodran.
Bëhet fjalë për Stefan Lainer i cili sipas SKY sports ka arritur marrëveshjen për tu larguar nga Salzburgu dhe për tu transferuar në Serie A.
Kjo transfertë do t’i kushtojë Napolit 10 milionë euro duke përfshirë bonuset.
Por çfarë do ndodhë me të ardhmen e Hysajt?
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare së fundmi ka ngjallur interes nga klubi i Chelseas të cilët nëse nënshkruajnë me Sarrin atëherë do ta kenë më të lehtë për të bindur Hysajn.