Rusia, organizatorja më e dobët e një Botërori e të gjitha kohërave?

E mërkurë, 13 June 2018 09:10

Me ndeshjen e parë Rusi-Arabi Saudite jepet sinjali për fillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Shpresat e tifozëve dhe të kryetarit të shtetit, Putin janë të mëdha. Ekziston rreziku që ata të zhgënjehen shumë.

Qëllimi është i qartë. "Ne duhet të jemi organizatorë të fortë të kampionatit", deklaroi para pak ditësh Stanislaw Tschertschessow, trajneri i kombëtares ruse. "Ne mund të ndeshemi me Gjermaninë vetëm në gjysmëfinale ose finale. Nëse mbërrijmë deri aty unë do të jem njeriu më i lumtur në botë." Kuptohet, sidoqoftë duhet shumë fantazi që të imagjinosh ekipin rus të Kampionatit Botëror të mbërrijë deri në fazën përfundimtare. Shumë më tepër mund të ndodhë që raundet e para që do jenë me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Uruguajin të kthehen në provë zjarri. Duke pasur parasysh performancat e treguara së fundi janë shtuar zërat që thonë se ekipi mund të quhet ekipi mikpritës më i dobët i gjithë kohërave.
Sa e madhe është distanca deri tek kampionët e botës, ekipi do e shohë në ndeshjen e parë. Rezultati 0:1 në ndeshjen me Argjentinën mezi u arrit në vjeshtë, ndërkohë që në muajin mars në ndeshjen me Brazilin rezultati 0:3 dhe me Francën 1:3 shënoi një humbje të qartë. Gjithsej deri tani janë luajtur pesë ndeshje pa fitore për 54 vjeçarin Tschertschessow dhe Sbornaja-n e tij.
Shumë vende ku Tschertschessow duhet të punojë
Duke patur parasysh problemet në ekipin e tij trajneri nuk është për tu pasur zili. Tre nga më të mirët e tij kanë patur dëmtime të gjurit. Me Georgi Dschikija-n dhe Wiktor Wassin-in mungon e gjithë mbrojtja mesfushore. Në muajin mars sulmusi Alexander Kokorin u lëndua në ndeshjen e Zenit të Sankt Petërsburgut dhe RB Lajpcigut.
Lajme negative ka patur edhe për dy ish lojtarë profesionistë të bundesligës: Në vend që të kontribuonin për sportin në ekipin rus Roman Neustädter dhe Konstantin Rausch u kapën pas një thashethemi të gazetave braziliane pasi kishin qenë në disko dhe u dënuan nga Liga. Të dy profesionistët të lindur në Bashkimin Sovjetik që erdhën në Gjermani si imigrantë gjermanorusë, kanë marrë nënshtetësinë ruse dhe lejohen kështu të luajnë për Sbornaja-n.
Në përgjithësi ekipit të Tschertschessow-it i mungon talenti. Asnjë lojtar i kombëtares ruse nuk ka qenë aktiv në ndonjë klub evropian. Skuadra është vjetërsuar, të rinjtë e talentuar që t`i zëvendësojnë mungojnë. Kërkimi i talenteve dhe nxitja e tyre është duke i përgatitur për më vonë. Përveç kësaj mungesa e talenteve është edhe pasojë e skemës legjionare në Ligën ruse të futbollit. Pesë lojtarë rusë për çdo ekip është ligji, pra nuk duhet  t`i ekspozohen luftës së konkurencës. Një ndryshim i kësaj do bëhet pas kampionatit botëror.
Po të hedhësh sytë në histori e kupton
Tschertschessow, ish portjer në ekipin Dynamo të Drezdenit, e morri postin e tij pas rezultateve zhgënjyese në EURO 2016 në Francë. Ekipi rus mbeti i fundit në grup në raundin e parafundit. Një fat që kombëtarja ruse e ka pasur deri tani në gjithë pjesëmarrjet në Kampionat Botëror më 1994, 2002 dhe 2014. E vetmja surprizë pozitive ka qenë vendi i katërt në EURO 2008. Pararendësi, kombëtarja e Bashkimit Sovjetik ka pas festuar suksese të mëdha. 1960 ekipi sovjetik morri titullin kampion në Kampionatin Evropian, gjashtë vjet më vonë vendin e katërt në Kampionatin Botëror 1966 në Angli. Më 1988 humbi lojën finale me Hollandën në Kampionatin Evopian.
Duke pasur parasysh situatën e vështirë Tschertschessow përpiqet të ketë vetëm një taktikë, që atij vetë nuk i pëlqen shumë. Faktikisht ai është një idhtar i lojrave ofensive dhe shumë herë ka bërë që ekipi i tij të bëhet aktiv me tre sulmuesa. Pas humbjes së fundit me Francën ai tha: "Në lojën me Brazilin ne luajtëm në mënyrë ofensive në gjysmën e dytë- dhe bëmë tre gola. Kësaj here luajtëm në mënyrë ofensive që në fillim dhe tre gola i bënë kundërshtarët. Kjo tregon që ne kemi probleme nëse luajmë në mënyrë ofensive kundër lojtarëve të tillë." Ai do që të forcojë vetëm mbrojtjen për lojrat në Kampionatin Botëror.
Do mjaftojë kjo që ta mbajë postin? Që prej vitit 1992 ka patur gjithsej nëntë lojtarë prej të cilëve asnjë përveç Oleg Romanzew-it nuk ka qëndruar më shumë se dy vjet në post. Po të s’kualifikohet ekipi rus që në lojrat e para, kjo nuk do ishte surprizë. Nuk do ishte po ashtu as premierë. Më 2010 organizatori i Kampionatit Botëror, Afrika Jugore u skualifikua me tre ndeshjet e para.

FIFA.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 09:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...