Spanja e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopeteguin nga posti i trajnerit një ditë para fillimit të Kupës së Botës Rusia 2018.
Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës
“Në Botëror duhet të bëjmë pa Lopeteguin. Ne i urojmë atij gjithë të mirat por në këtë situatë nuk mund të vazhdojmë”, tha Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales