Foto/ Trajnerët që dështuan në drejtimin e klubeve

E mërkurë, 13 June 2018 12:48

Real Madrid njoftoi 24 orë më parë se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Lopetegui, nuk vonoi reagimi i federatës spanjolle që e shkarkoi trajnerin, vetëm një ditë para startit të Botërorit, që pritet të jetë ndër më të vështirët për Spanjën.

Julen Lopetegui do të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në përfundim të finaleve të Kupës së Botës. Nga ekipi kombëtar në një klub. Një manovër që gjithnjë ka rezervuar shumë supriza. Dhe historia e futbollit ka shumë emra të njohur trajnerësh, që pasi kanë arritur suksese me ekipet kombëtare, kanë dështuar në momentin që janë kthyer në drejtimin e një klubi.

Mes tyre është edhe trajneri që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të Euro 2016, Gianni de Biasi, që nuk pati sukses, kur në janarin e këtij viti u ul në pankinën e Alaves në Spanjë.

1. Felipao Scolari – Udhëhoqi Brazilinin në fitimin e titullit kampion bote në vitin 2002 dhe për 6 vjet u ul në pankinën e Portugalisë(ku humbi finalen e Europianit me Greqinë). Pas këtyre eksperiencave, Filipao shkoi te Chelsea, ku nuk qëndroi më shumë se gjysmë sezoni. Në 2012 u rikthye në drejtimin e Brazilit, ku mori edhe dërrmimin nga Gjermania 7-1. Edhe pas asaj ai dështoi në eksperincën e tij te Gremio.

2. Franz Beckenbauer – Pas finaleve të Botërorit 1990 Kaizeri gjerman mori drejtimin e fancezëve të Marsejës. Një ide aspak e mirë, pasi presidenti Tapie e shkarkoi përpara kohe. Si trajner klubi fitoi një titull me Bayern Munchen në 1994, por pas rikthimit sërish në pankinë, po te Bayern, nuk pari sukses dhe në 1996 vendosi tërheqjen përfundimtare.

3. Roy Hodgson – Trajneri anglez në mesin e viteve ’90 drejtonte kombëtaren e Zvicrës. Ai e transformoi atë një skuadër të fortë, duke e kualifikuar në Botërorit USA 94 dhe më pas edhe në kampionatin evropian të vitit 1996. Pas përfundimit të evropianit pranoi ofertën e Morattit të drejtojë Interin, por nuk arriti të jenë në linjë me synimet e klubit Italian dhe u shkarkua.

4. Gianni di Biasi – Pas mrekullisë që bëri në drejtimin e skuadrës kombëtare shqiptare, duke arritur kualifikimin në finalet e Euro 2016(pasi mundi Portugalinë edhe Francën ndër të tjera)trajneri italian që kishte bërë mirë më parë dhe në Serie A vendosi të tërhiqet në 2017. Në janar të vitit 2018 ai u bashkua me spanjollët e Alaves, por nuk arriti të sjellë të njejtat rezultate dhe pas 8 ndeshjeve u shkarkua.

5. Alex Ferguson – Por Lopetegui mund të ngushëllohet duke parë atë që bëri trajneri skocez, që mori drejtimin e kombëtares, pasi humbi jetën trajneri Jock Stein, kur në atë kohë ishte zëvendës i tij. Pas përfundimit të Botërorit ai u ul në pankinën e Manchester United, ku për veç 2 Champions League fitoi edhe 13 kampionate në Angli.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 14:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...