“Seleçao” ashtu si gjithmonë do të nisë një Botëror ku është favorit për të fituar. Në fakt është e qartë se lojtarët që Tite ka në dispozicion janë më me kualitet në 4 vite më parë, kur Brazili dështoi në vendin e tij në gjysmëfinale kundër Gjermanisë.
Ndeshja e parë e Brazilit në “Rusi 2018” është të dielën kundër Zvicrës, ndërsa ndërkohë është zbuluar edhe 11-ja titullarë që do të zbresë në fushë.
‘Meritat’ për këtë i ka një i afërt i sulmuesit Gabriel Jesus. Në fakt gazetarët qëndruan për 15 minuta sot në stërvitjen e Brazilt dhe më pas me urdhër të Tite-s u larguan, por jo enturazhi i futbollistëve.
Njëri prej tyre i cili në mediat ndërkombëtare thuhet se është shoku i Jesus ka postuar formacionin në ‘instagram’. Sipas tij 11 futbollistët që do të zbresin në fushë janë: Alisson; Danilo, Thiago Silva, Miranda and Marcelo; Casemiro, Paulinho and Philippe Coutinho; Willian, Neymar dhe Gabriel Jesus