Magjia e Kupës së Botës ka nisur. Në Rusi, në stadiumin "Luzhniki Arena" po mbahet ceremonia hapëse e spektaklit të futbollit botërorë.
Pjesë e ceremonisë hapëse do të jenë dhe ylli i popit, Robbie Williams dhe ikona e futbollit brazilian Ronaldo, së bashku me sopranin rus të njohur botërisht, Aida Garifullina.
Pas spektaklit në mitikun moskovit, pritet të zbresin në fushë kombëtarja vendase, Rusia dhe ajo e Arabisë Saudite.