Kombëtarja e Kroacisë ka konfirmuar largimin e Nikola Kalinic nga skuadra.
Arsyeja e largimit është të Kalinic është sepse ai ka refuzuar të futet në lojë në vend të Mandzukic në ndeshjen me Nigerinë.
“Në marrëveshje me stafin teknik, kryetrajnerin Zlatko Dalic, ne kemi vendosur që ta largojmë Nikola Kalinić nga skuadra në Kampionatin Botëror. Kalinic e ka lënë kampin në Roshchino të hënën për tu kthyer në Kroaci” shkruan federata në njoftimin e saj.
Kalinic nuk është lojtari i parë që largohet për arsyje disiplinore, pasi edhe më parë janë përjashtuar lojtarë nga Botërori.