Ka vuajtur për 90 minuta por në fund ka dalë e fituar, skuadra prej të cilës pritej shumë këtë natë. Anglia ka shënuar golin e nderit të skuadrave të mëdha. Ishte Harry Kane i cili i dha fitoren në minutën e 90’ tre luanëve.
Ishte një ndeshje delikate dhe me shumë pengesa për anglezët, por lojtari që ka prekur më pak topa në fushë ishte ai që shënoi dy golat e fitores për anglez.
Anglia e nisi menjëherë mirë duke sulmuar me shumë lojtarë dhe duke ushtruar presion mbytës sa herë që humbet topin. Pas disa mundësive të arta të Sterling dhe Lingard, ishte Harry Kane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’. Anglia vazhdoi lojën e mirë por shpërdoroi raste të tjera që mund të kishte mbyllur ndeshjen.