Barazon Kolumbia në minutën e 39 1-1 përballë Japonisë, edhe pse amerikanolatinët luajnë me 10 lojtarë që nga minuta e 3. Quintero ka shënuar me goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë barrierës. Portieri i Japonisë nuk e ka mbajtur dot jashtë vijës, gjë që është konfirmuar edhe nga teknologjia.