Sulmuesi i Liverpool, Mohamad Salah, do ta fillojë sot si titullar në skuadrën e Hector Cuper, egjipti, e cila do të luajë ndeshjen vitale kundër Rusisë, në orën 20:00. Në këtë ballafaqim të dytë në Botërorin e Rusisë, në fazën e grupeve, egjiptianët luajnë jo pak nga shanset e kualifikimit më tej.
Salah e ka intensifikuar trajnimin e tij në ditët e fundit dhe, megjithëse në parim mund të luante edhe në ndeshjen e parë, shërbimet mjekësore dhe teknike të ekipit egjiptian vendosën për një strategji konservative. “Mohamed është mirë. Ai është i etur për të luajtur dhe e di se Egjipti pret shumë prej tij dhe ka nevojë për të. Sot do ta shohim atë në fushë, – tha një burim nga Federata Egjiptiane e Futbollit. – Qëllimi ynë është të fitojmë sot”.