Në stadiumin “Mordovia Arena” po luhet ndeshja e parë e Grupit H mes Kolumbisë dhe Japonisë, shkruan Syri.net.
Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ku fillimisht shënuan japonezët e më pas kolumbianët.
Që në minutën e tretë Japonia fiton një penallti, teksa Sanchez për prekje të topit me dorë brenda zone ndëshkohet me të kuq, duke lënë Kolumbinë me dhjetë lojtarë në fushë.
Nga pika e bardhë Kagawa (5’) gjuan saktë, duke mposhtur portierin Ospina dhe Japonia kalon në avantazh.
Edhe pse me 10 vetë, Kolumbia reagon dhe në të 39’ pas një goditje dënimi Quintero barazon shifrat, 1-1. Goditja e tij nuk përfundon në rrjetë, por ka kaluar vijën fatale dhe gjyqtari e akordon gol.
Në pjesën e dytë Japonia ushtron presion derisa në minutën e 73-të Osako shënon me kokë, duke kaluar sërish në epërsi, 2-1.