Lord Alan Sugar, ish-pronari i Tottenham Hotspur pasi krahasoi ekipin e Kupës Botërore të Senegalit me shitësit në "plazhin në Marbella" në një postim në rrjetet sociale, u kritikuar ashpër aq sa u akuzua për racizëm.
Të mërkurën, llogaria e biznesmenit të “Twitter-it” ka ngarkuar një fotografi të lojtarëve të Senegalit, të kombinuara me një imazh me syze dielli dhe çanta të vendosura në këmbët e tyre.
Foto e postuar u shoqërua me këto fjalë:
“Unë njoh disa prej këtyre djemve nga plazhi në Marbella.”-tha fillimisht Sugar.
Pas kritikave, miliarderi britanik, kërkoi falje në emisionin e BBC-së “The Apprentice”
“Unë kam gabuar tek ajo foto. Ajo nuk ishte në asnjë mënyrë për të shkaktuar shkelje, por ishte në një formë shakaje.”-deklaroi Sugar.
Senegali mundi Poloninë 2-1 në ndeshjen e Kupës së Botës. /55news.al/