Raundi i dytë i ndeshjeve të grupit D do të hapet me një superpërballje, atë mes Argjentinës dhe Kroacisë, që do të luhet në Nizhni Novgorod në mbrëmje në orën 20:00.
Argjentina vjen në këtë përballje pas barazimit 1-1me Islandën, ku Messi humbi edhe një penallti, ndërsa Kroacia, tashmë pa Kaliniç, fitoi sfidën e saj të parë me Nigerinë 2-0.
Për skuadrën amerikano-latine, kjo me ballkanasit është një sfidë për “jetë a vdekje”, pasi do të duhet që të fitojë për të qenë në garë për kualifikimin, ndërsa Kroacia do të kërkojë suksesin që të sigurojë kualifikimin.
Argjentina pritet të bëjë ndonjë modifikim në formacion dhe reparti i sulmit pritet të formohet nga Messi, Pavon e Aguero, ndërsa te Kroacia, Mandzukiç do të ketë mbështetjen e Rebiç, Kramariç e Perisiç.