Meksika dhe Serbia janë dy ekipet e para të Botërorit të cilat do të ndëshkohen nga FIFA.
Konkretisht komisionet disiplinore të kësaj të fundit do të ndëshkojnë me gjobë Meksikën për koret homofobe në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë. Ndërsa Serbia do të ndëshkohet me gjobë për banderolat fyese të shfaqura në stadium gjatë ndeshjes kundër Kosta Rikës.