Në “Samara Arena” po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Botëror “Rusi 2018” mes Danimarkës dhe Australisë.
Danimarka e nis mjaft mirë, teksa në minutën e shtatë ylli i saj, Eriksen, shënon një gol të bukur, duke kaluar në avantazh ndaj australianëve.
Në minutën e 35-ta ka një gjuajtje me kokë në zonën daneze dhe topi devijohet nga një mbrojtës. Gjyqtari vazhdon lojën, por pas konsultimit me VAR-in akordon penallti për prekje të topit me dorë.
Kapiteni i “kangurëve” Jedinak gjuan saktë, duke barazuar shifrat, 1-1.