Strakosha te Liverpuli duket një biznes i mbaruar. Mediat pranë Lacios raportojnë se marrëveshja është fare pranë. Kësaj i shtohet edhe fakti se Lacio ka gjetur portierin që do të zëvendësojë shqiptarin.
Bëhet fjalë për portierin veteran të Olimpiakosit, Silvio Proto. Strakosha pritet të kalojë në Angli për 30 milionë euro. 23 vjeçari ka kohë që ndihet nga drejtuesit e Liverpulit. Këta të fundit dështuan të sillnin Alison sepse Roma pretendon 70 milionë euro për të. Për Strakoshën interesohet edhe Bajern Leverkusen nga Gjermania.