Jo vetëm fitorja që lojtarët shqiptarë i dhuruan skuadrës zviceriane, por edhe shqiponja që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë ndaj serbëve, rrëmbyen vëmendjen e mediat ndërkombëtare, të cilat shkruan artikuj të veçantë kushtuar futbollistëve shqiptarë.
Prestigjiozja amerikane “New York Times”, në një shkrim të saj shkruan se Zvicra mundi Serbinë në një ndeshje sa historike dhe politike, për shkak të veprimit të dy lojtarëve. Lajmin e ka shoqëruar me një fotografi të Xherdan Shaqirit duke bërë shqiponjën dykrenare. Times nuk e lë pa e përmendur prejardhjen e Shaqirit, Xhakës, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit duke e rikujtuar luftën për pavarësi të Kosovës.
The Sun shkruan se ata kanë lindur në Kosovë. “Vëllai i tij Taulanti luan për Shqipërinë, dhe të dy janë shumë krenarë për trashëgiminë e tyre”, vijon shkrimi.
Nuk mungojnë as shkrimet e BBC, Sport Illustrated, Goal.com, Daily Express.