Granit Xhaka i cili shënoi gol kundër Serbisë, ka komentuar në rrjetin social Instagram fitoren e Zvicrës.
“Mos Serbi rrejtën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”, ka shkruar Xhaka në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Këtë mbishkrim e ka shoqëruar me fotografinë e tij ku shihet duke bërë shqiponjën.
Në postimin e radhës, ka etiketuar edhe Xherdan Shaqirin. "Ia dolëm vëlla", ka shkruar ai.