Luhet në Nizhni Novgorod Stadium, ndeshja e dytë në grupin G për kombëtaren e Anglisë. “Tre Luanët” gjejnë përballë ekipin e Panamasë, i cilësuar si më i dobëti në letër në këtë Kupë Bote.
Ekipi i Sauthgejt vjen pas fitores 2-1 në sekondat e fundit ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë, ndërsa Panamaja u mund pastër 3-0 nga Belgjika. Anglezët do të kërkojnë të barazojnë me pikë belgët, pasi këta të fundit kryesojnë me 6 pikë grupin, pasi dje mundën edhe Tunizinë.