Në stadiumin “Novgorod” të Rusisë sapo u mbyll pjesa e parë e ndeshjes Angli-Panama, takim i vlefshëm ky për grupin G të kampionatit Botëror.
Ekipi i Sauthgejt vjen në këtë takim pas fitores 2-1 në sekondat e fundit ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë, ndërsa Panamaja me rezultatin 3-0 nga Belgjika.
Por kjo ndeshje që në minutat e para të saj tregoi fituesit që do të nxjerrë ky 90-minutësh. Ekipi i Anglisë jo vetëm të dominonte të gjithë pjesën e parë por edhe të shënonte 5 gola në vetëm 45 minuta.
Një shkatërrim total ky rezultat për ekipin e Panamasë, të cilit iu shuan shpresat që në fillim të kësaj sfide.
Heronjtë e kësaj ndeshjeje për anglezët janë John Stones i cili shënoi që në minutën e 8të.
Më pas Harry Kane dyfishoi rezultatin për Anglinë në minutën e 22-të.
Jesse Lingard i shkatërroi akoma më tej shpresat e Panamasë për një barazim të mundshëm.
I madhi John Stones do të dyfishonte rezultatin e tij dhe të katërfishonte atë të kombëtares angleze duke e kthyer në festë pjesën e parë të kësaj loje për ekipin e tij.
Dhe në fund ai që i vuri vulën e fitores këtij 45-minutëshi për skuadrën e Anglisë është Harry Kane i cili me anë të një penalltie arriti që të shënonte golin e pestë për ekipin dhe të dytin për veten e tij.
E pandalshëm dhe shkatërrimtari ishte paraqitja e anglezëve deri më tani në këtë sfidë.