Anglia ka marrë një fitore tenistike me shifrat 6-1 kundër Panamasë në sfidën e dytë të grupit në Botëror, duke siguruar kalimin për në fazën e nokautit së bashku me Belgjikën.
Panamaja thuajse u mund ende pa filluar sfida, pasi Stones zhbllokoi që në minutën e 8-t. Deri në përfundim të pjesës së parë Anglia do të shënonte edhe 4 herë të tjera, me Kane ‘dopietë’, sërish Stones dhe një herë Lingard.
Në fraksionin e dytë të lojës kapiteni Harry Kane devijoi pa dashje një gjuajte të Loftus-Cheek duke realizuar të gjashtin. Në minutën e 78-t Panamaja realizoi golin e nderit në këtë sfidë me Baloy, i cili gjithashtu shënoi të parin për skuadrën e tij në këtë Botëror.
Me ‘tripletën’ e realizuar sot Harry Kane ka kaluar Cristiano Ronaldo-n për golashënues në Botëror. Kapiteni i Anglisë është në kuotën e 5 golave, ndërsa Ronaldo me 4.
Angli 6-1 Panama
Komenti i ndeshjes
78′ Baloy shënon golin e nderit për Panamanë
62′ Një devijim i Harry Kane sjell golin e 6 të Anglisë
46′ Nis pjesa e dytë
45′ Kane realizon me penallti
40′ Stones shenon golin e katert
36′ Lingard ka shenuar golin e trete
22′ Harry kane dyfishon me penallti
20’ Lingard rrëzohet në mbrojtje nga lojtarët e Panamasë, penallti për Anglinë.
8′ Stones zhbllokon shifrat me kokë
FORMACIONET
Anglia: Pikford, Uoker, Stons, Meguajër, Tripier, Loftus-Çik, Henderson, Lingard, Jang, Sterling, Kejn. Trajner: Garet Sauthgejt.
Panama: Penedo, Torres, Eskobar, Murijo, Dejvis, Gomez, Godoi, Kuper, Barsenas, Rodrigez, Perez. Trajner: Hernan Gomez.