Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane ka shënuar hat-trick në ndeshjen e sotme kundër Panamasë, të cilën anglezët e fituan me rezultat 6:1.
Mirëpo, siç duket Kane është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.
Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio. Sot ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës.
Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.