Mbështetja për futbollistët shqiptarë të Zvicrës ka ardhur edhe nga dy ministra të qeverisë zvicerane.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me shenjën e “shqiponjës” në golat e shënuar në fitoren 2-1 ndaj Serbisë, në ndeshjen e grupit E të Botërorit “Rusi 2018”.
“Kushdo që e ka provuar atmosferën e një ndeshjeje mund ta kuptojë shumë mirë emocionin që përfshin lojtarët”, tha Guy Parmelin, ministër i Mbrojtjes dhe Sportit për Neue Zurcher Zeitung (NZZ).
Ndërsa kancelari i Zvicrës, Ignazio Cassis deklaroi: “Nuk kam dyshim fare se Xhaka dhe Shaqiri ndjejnë emocione patriotike për tokën që i ka mirëpritur, pa harruar rrënjët e tyre”. Në lidhje me mundësinë që futbollistët kosovarë të ndëshkohen me dy ndeshje pezullim, Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Gillieron, tha prerë: “Do të ishte goditje e rëndë nëse do të ndëshkohen”.