FIFA edhe zyrtarisht ka nisur hetimet ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, pas festimit të golave nga dyshja shqiptare duke bërë shqiponjën në fitoren e Zvicrës përballë Serbisë.
E kjo ka nxitur reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe në Zvicër.
E së fundi, gazetari zviceran, Pierre Pouiller, ka bërë shqiponjën në një transmetim direekt dhe ka kërkuar vullnetarisht nga FIFA që t’ia tërheq akreditim sepse ka vendosur të bëj shqiponjën, shkruan “Bota sot”.