Anglia në ndeshjen me Panamanë, rishfaqi forcën e saj në goditjet me top të ndalur. Skuadra e Southgate, në të vërtet po shkëlqen në këtë pikë më shumë se ekipet e tjera teksa ka shënuar më shumë gola në këtë aspekt, 6 të tillë.
Forca e saj në këto lloj goditjesh ka lidhje me metodën e ndjekur nga trajneri i Tre Luanëve që mesa duket është frymëzuar kampionati i NBA dhe sistemi mbrojtës e sulmues që përdorin skuadrat e kampionatit më spektakolar në botë.
Darren Fletcher tregon sesi i lindi ideja trajnerit Southgate për të aplikuar sistemin e ekipeve të basketbollit. ‘Southgate u jep shumë rëndësi goditjeve të dënimit apo të këndit-tregon Fletcher-një ditë shkuam me tren për të ndjekur Minessota Timberwolves të stërvitet dhe të luajë. Southgate ishte i interesuar për basketbollin sepse sulmi është 5 kundër 5 lojtarëve por gjithnjë është një basketbollist nën kosh i lirë dhe gati për të shënuar. kështu që sa donte të dinte sesi veprohej për të krijuar hapësirë në një zonë aq të vogël.
Këtë strategji, Southgate e aplikoi menjëherë te përfaqësuesja angleze dhe i habiti të gjithë me metodat e tij. Lojtarë si Stones që shënoi 2 gola kundër Panamasë ose Maguire janë futbollistë që e zbatojnë më së miri këtë strategji që ka ardhur nga përtej atlantikut, kampionati më spektakolar i basketbollit në botë.