Grupi A i Botërorit do të njihet sot me fituesin e saj përmes duelit Uruguai-Rusi. Ndeshje kjo që përcakton edhe cila prej këtyre skuadrave kalon në mënyrë të menjëhershme në fazën tjetër të turneut dhe cila ka akoma punë.
Kjo sfidë shihet pak e vështirë pasi të dyja ekipet duket se kanë marrë rezultate të pëlqyeshme deri më tani dhe kanë treguar se janë të vendosur në qëllimin e tyre.
Kujtojmë se Uruguai ka siguruar dy fitore me rezultatin 1-0 duke i siguruar kalimin direkt për përballjet me grupet e tjera.
Po ashtu duhet të kujtojmë se Rusia ka arritur rezultate të shkëlqyera në të dyja ndeshjet brenda grupit. Rusët kanë siguruar rezultatet 5-0 ndaj Arabisë dhe 3-1 ndaj Egjiptit.
Të dy ekipet kanë premisa të mëdha ndaj ndeshja midis tyre nuk duhet humbur.
Mënyra sesi trajnerët respektiv kanë vendosur ta zhvillojnë këtë lojë paraqitet në foton e mëposhtme.