Sot luhet takimi i rëndësishëm Iran-Portugali, por Ronaldo gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme ka pasur shqetësime.
Tifozët iranianë janë mbledhur jashtë hotelin ku janë akomoduar futbollistët portugezë në Saransk një natë para ndeshjes finale të grupit dhe kanë filluar të bëjnë zhurmë të madhe e të këndojnë.
Siç shihet nga pamjet spektakolare, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” del në dritare dhe i lutet tifozëve mos bëjnë zhurmë pasi duhet të flejë gjumë.
Kapiteni i Portugalisë ka qenë në super-formë në Rusi duke shënuar katër gola dhe aktualisht është i dyti në garën për Këpucën e Artë, pas Harry Kane.