Arabia Saudite përmbysi rezultatin dhe mundi Egjiptin me rezultatin 2 me 1. Ndonëse Egjipti pati dominim kryesor të fushës dhe shënoi golin e parë të takimit ishte Arabia ajo që mund të merrte fitoren në këtë takim.
Realizuesi i golit të parë dhe që kaloi në avantazh egjiptianët ishte ai i Mohamed Salah në minutën e 10-të.
Më pas do të ishte ekipi i Arabisë ai i cili do të shënonte duke barazuar rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me Al-Faraj.
Ndërsa në minutat shtesë të pjesës së dytë arabët do të shënonin sërish duke dyfishuar rezultatin dhe duke siguruar fitoren ndaj egjiptianëve, autori i fitores së arabëve do të ishte Salem Al Dawsari.