Queiroz sulmon CR7: “Futbolli portugez nuk lindi me të

E Enjte, 28 June 2018 13:46

Që ndeshja mes Portugalisë dhe Iranit, me këtë të fundit që ka Carlos Queiroz në pankinë, do të shoqërohej me polemika kjo ishte thuajse e ditur.

Ajo që ishte më pak e parashikueshme, ishte përplasja mes Queiroz e ish skuadrës së tij që e drejtoi edhe në botërorin e 2010.

Portugalia barazoi me Iranin 1-1 në një sfidë në të cilën edhe mund të ishte eliminuar dhe këto polemika nuk kishin të bënin vetëm me kartonin e kuq të munguar të Cristiano Ronaldos.

Në fakt Queiroz, që e ka stërvitur yllin e Realin e Madridit, ka për t’i thënë diçka më shumë dhe nuk janë komplimenta.

Sipas të përditshmes ‘AS’, shkaku i indinjatës së Queiroz është se Ronaldo dhe Quaresma preferuan që të evitonin qëllimisht takimin me të në përfundim të ndeshjes.

‘Nuk e identifikoj veten me disa persona që nuk përshëndesin një trajner që për 12 vjet ka qenë në shërbimn të kombëtares portugeze – tha Queiroz – kam fituar tituj evropianë e botërorë përmes reformave dhe ideve të reja. Historia e Federatës Portugeze të Futbollit nuk u krijua në ishullin  e Madeirës me Cristiano Ronaldon por është një histori që eshë krijuar shumë kohë më parë dhe vlerat që më transmetuan Augusto, Shimoesh, Eusebo, Humbero Coelho nuk janë ato aktuale. Nuk them që vlerat e futbollistëve të sotëm janë të gabuar, por nuk janë të miat e të shumë personave të tjerë’.

Mësohet se kjo armiqësi mes Queiroz e Ronaldos lindi pikërisht në Botërorin e 2010, kur Ronaldo akuzoi hapur trajnerin për eliminimin e Porugalisë nga Spanja që fitoi 1-0 me gol të Villas. Që nga ai moment, sipas `AS`, Queiroz nuk ia ka dhënë më Ronaldos votën në garën për topin e Artë duke preferuar gjithnjë Lionel Messin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...