Lajmi më surprizues që ka prodhuar ky kampionat Botëror, deri më tani, është padyshim eliminimi i Gjermanisë. Skuadra kampione e Botës në fuqi nuk ja doli të kalonte as fazën në grupe.
Gjermanët u mundën në ndeshjen e parë nga Meksika, fituan përballë Suedisë dhe në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, kur fitorja i kualifikonte për më tej, dështuan.
Fotot e mëposhtme tregojnë momentin kur skuadra gjermane largohet nga Rusia duke nisur kështu pushimet e parakohshme.