Gjermania nuk arriti që të klasifikohet në fazën tjetër të Botërorit, duke zhgënjyer jo vetëm tifozët por edhe instancat drejtuese të Federatës Gjermane të Futbollit.
Me mendimin e një fitoreje të sigurt, gjermanët shkuan në Rusi me pretendimin se do vazhdojnë deri në fund kompeticionin. Për këtë arsye, hotelin e kanë prenotuar deri në mesin e korrikut.
Pra, askush nuk e priste që të mos kalonin dot fazën e grupeve.